Në “San Siro” përfundoi 2-0, Rafa Leao zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, por menjëherë më pas u detyrua të linte fushën për një problem fizik. Ndeshjen në pjesën e dytë e vulosi Christian Pulisic, një nga më të mirët në fushë, bashkë me Saelemaekers dhe Fofana. Skuadra e Allegrit tregoi soliditet dhe fluiditet taktik, duke alternuar 4-3-3 fillestar me 3-5-2 më kompakt në fazën mbrojtëse.
Christian Pulisic, sulmuesi i Milanit, foli për “Canale 5” pas fitores 2-0 ndaj Barit, në ndeshjen e Kupës së Italisë: “Për ne është një fillim i mirë. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por e rëndësishme ishte fitorja dhe tani mendojmë për raundin tjetër.
Për ne, ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës, duhet të fitojmë çdo përballje. Nuk mendojmë që tani për titullin, nëse bëjmë mirë do të kemi një shans në fund të sezonit. Hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshjeje duhet të japim gjithçka”.







