Pulisic në spital pas golit që kualifikoi Amerikën, ja mesazhi

30 Nëntor 2022
8:41
Telesport
back button

Mesfushori Christian Pulisic realizoi golin e fitores në ndeshjen Amerikë-Iran (1-0). Ky gol kualifikoi kombëtaren amerikane në raundin tjetër të botërorit Katar 2022. Gjithsesi, për mesfushorin e Chelsea, goli pati pasoja.

Ai pati një përplasje me portierin e Iranit, duke u detyruar të mos zbresë në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes. Ai u dërgua në spital pas ndeshjes, për të parë mos kishte ndonjë dëmtim të rëndë.

Nga spitali, ai ka postuar një foto, ku konfirmon se ndihet mirë. “Jam krenar për skuadrën dhe shokët e mi. Do të jem gati për të shtunën, mos u shqetësoni”, shkruan Pulisic në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit