Çiklisti holandez Niels Reemeijer, që garon për skuadrën Vierleploeg Grut Amsterdam, është fituesi i etapës së dytë të Turit të 82-të Çiklistik. Etapa e dytë ishte ajo Shkodër-Elbasan, 188 kilometra e gjatë, ndërkohë që garuesit parën një shpejtësi mesatare prej rreth 46.4km/orë.
Edhe kjo garë pati tri finishe të ndërmjetme, ku në të parin (në Gjadër) triumfoi Matthew Ellmore, në të dytin (në Thumanë) fitoi Callum Macled dhe në të tretin (Luz i Vogël) fitoi Oscar Hutchings. Deri në këto momente çiklistët garuan së bashku.
Në kilometrat e fundit nisën shkëputjet, ku i pari që preu vijën e finishit ishte Reemeijer. Pas këtij suksesi, çiklisti holandez merr edhe kryesimin e përgjithshëm të Turit Çiklistik pas dy etapave të para, duke veshur edhe fanellën e verdhë të liderit.
Turi Çiklistik 2025
26 maj, Tiranë-Rrëshen-Shkodër, 151km, Gabriele De Fabritis
27 maj, Shkodër-Elbasan, 188km, Niels Reemeijer
28 maj, Elbasan-Vlorë, 149km
29 maj, Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km
30 maj, Vlorë-Fier, 122km







