Po luhet sonte në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League.
Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual, Inter është ekipi që shkon në finale. SHIKOGOLIN
Menjëherë pas golit të Interit, katalanasit janë hedhur në sulm, gjatë një aksioni të shpejtë, futbollistët e Barcelonës pretendojnë për prekje me dorë të Acerbit brenda zonës, por arbitri kryesor i takimit, Szymon Marciniak, vazhdoi normalisht ndeshjen. SHIKOVIDEON
Në fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonNë fund të pjesës së parë, Cubarsi pengon brenda zonës Lautaro Martinez, ndërhyn VAR, arbitri Szymon Marciniak shikon pamjet dhe akordon penallti për zikaltrit. Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.
Pjesa e dytë në “San Siro” ka nisur shumë vrullshëm, katalanasit kanë ngushtuar shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të. Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.SHIKOGOLIN
Por Barcelona nuk mjaftohet me kaq, pas 5 minutash gjen golin e barazimit. Dani Olmo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe dërgon topin me kokë në rrjetë pas asistit të Gerard Martin. SHIKOGOLIN







