Rivaliteti në portën e Atalantës, Berisha: Me Gollinin jemi miq, gabova ndaj Napolit!

5 Dhjetor 2018
16:54
back button

Etrit Berisha ka nisur të zërë vend në formacionin titullar të Atalantës, duke ulur në stol rivalin e tij Pierluigi Gollini. Ky i fundit ishte titullar i padiskutueshëm në portën e Atalantës, por prej pesë ndeshjesh është portier i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, që i ka zënë vendin.

Disa javë më parë, trajneri Gian Piero Gasperini, ishte shprehur se dy portierët do të kishin rrotacion mes tyre në portën e skuadrës bergameze, mirëpo duket se Berisha ka krijuar siguri në katërkëndshin e Atalantës, ndaj Gasperini nuk e ka zëvendësuar. I ftuar në studion e “Bergamo Tv”, Etrit Berisha, ka folur pikërisht për rivalitetin me Gollinin.

Portieri kuqezi është shprehur se konkurrenca shërben si stimul. “Ne kemi një mmarrëdhënie të madhe mes nesh, me të dy Pierligin dhe Francesco Rossin, kemi miqësi mes nesh. Konkurrenca vepron si stimul, pastaj zgjedhjet për portën janë të trajnerit Gasperini”-ka thënë Berisha.

Më tej ai ka komentuar edhe humbjen me Napolin dhe sfidën e ardhshme me Udinesen. “Me Napolin nuk patëm shumë diferencë në fushën e lojës. Milik bëri një gjuajtje nga një hapsirë e ngushtë, unë bëra një hap para dhe ai shënoi një gol të bukur.

Me Udinesen kemi mundësi të rikuperojmë, por duhet performancë e mirë. Ne do të përballemi me një ekip që ka nevojë për pikë në renditje dhe që kërkon të largohet nga zona e ftohtë”-ka thënë Berisha.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit