Roma rikthen drejtuesin i cili fitoi titullin te Milani, përkrah Maldinit!

19 Qershor 2025
23:04
Telesport
back button

Frederic Massara është drejtori i ri sportiv i Romës. Njoftimi zyrtar sapo ka mbërritur direkt nga klubi verdhekuq, me një shënim në faqen e tyre zyrtare të internetit, për rikthimin e drejtuesit i cili u largua nga Rennes pas vetëm një sezoni.

«Për Massara, ky është një rikthim në Trigoria – thuhet në shënimin e klubit – ku në të kaluarën ai ka kontribuar me profesionalizëm dhe kompetencë në zhvillimin sportiv të Romës në një fazë vendimtare të historisë së kohëve të fundit të Klubit. Me një përvojë të gjerë në futbollin italian dhe ndërkombëtar, Massara sjell me vete një njohuri të thellë dhe një vizion të qartë strategjik për fushën teknike».

«Klubi e sheh me besim këtë kapitull të ri, i bindur se lidershipi i Frederic do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje konkurruese dhe ambicioze», përfundon shënimi, duke mirëpritur kështu Massaran, i cili punoi gjithashtu në Serie A te Milani, gjithmonë si drejtor sportiv, së bashku me Paolo Maldinin, ku arriten rezultate te shkelqyera si fitimi i titullit dhe gjysmefinalja e Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit