Rooney fajëson lojtarët e lënduar të Man United: “Ata mund të luajnë, 100%. Por nuk e bëjnë sepse…”

13 Maj 2024
18:49
Telesport
back button

Wayne Rooney, ish-sulmuesi dhe ikona e Manchester United dhe ish-trajneri, ndër të tjera, i Birmingham City, nuk i ra gjate dhe nuk perdori metafora per te percaktuar qëndrimin e disa lojtarëve të Djajve të Kuq nen drejtimin e Ten Hag:

“Shikoni dëmtimet që kanë… Disa nga këta lojtarë mund të luajnë, unë si ish-futbollist e them 100%. Problemi është se po vjen një kampionat evropian, një finale e Kupës FA. Dhe duke mos luajtur ndeshjet e kampionatit ata duan te jene gati per finale Kupe dhe me pas te jene ne gjendje fizikisht per te shkelqyer ne Euro 2024.

Kjo nuk eshte nje shenje e mire dhe per tifozerine, sepse shkojne mbushin stadiumin, por sjellja e lojtarëve te Manchester United eshte e turpshme”. Fjalë të ashpra nga ish-flamuri anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit