Rrëfimi tronditës i ish-fituesit të Turit të Francës: Pinim koka*në dhe uiski njësoj sikur të ishte ujë

19 Korrik 2023
13:15
Telesport
back button

Ish-çiklisti gjerman Jan Ullrich, fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ka bërë një rrëfim tronditës në dokumentarin e jetës së tij, që do të dalë në kinema në nëntor të këtij viti. Në një dokumentar me 4 episode që titullohet “The Hunted”, ai pranon gabimet që ka bërë 20 vite më parë.

Jam ndjerë keq fizikisht. Kam përdorur shumë kokainë dhe kam pirë uiski sikur të ishte ujë. Kjo situatë degjeneroi deri në atë pikë sa rrezikova jetën, rrezikoja të vdisja”, u shpreh Jan Ullrich, çiklisti i parë gjerman që fitoi Turin e Francës si dhe Vueltën e Spanjës në vitin 1999.

Në këtë dokumentar ka hapësira edhe për akuzat për përdorim dopingu, që sollën pezullimin e tij në vitin 2006, pasi u përfshi në operacionin Puerto. “Nuk kam tradhëtuar askënd”, thotë Ullrich, që mes viteve 2010-2020 ka patur shumë probleme me drejtësinë si pasojë e abuzimeve me alkoolin dhe drogën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit