Rusia fushatë kundër Olimpiadës në Paris, po përpiqet të trembë njerëzit dhe krijojë trazira

3 Qershor 2024
12:19
Telesport
back button

E përjashtuar nga Lojërat Olimpike të këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë, Rusia ka ngritur një fushatë të fshehtë ndikimi, duke kërkuar të diskreditojë Olimpiadën dhe të mbjellë frikë nga terrorizmi. Ky është rezultati i një raporti nga njësia e inteligjencës së kërcënimeve të Microsoft.

Raporti gjurmon ata që i quan “aktorë pjellorë të ndikimit rus”, që verën e kaluar filluan të fokusohen në përçmimin e Lojërave Olimpike 2024 që zhvillohen në Paris dhe të presidentit francez Emanuel Macron. Në këto manovra është edhe dokumentari që paraqet një falsifikim të thellë të aktorit Tom Cruise.

Këto operacione të vazhdueshme të ndikimit rus kanë dy objektiva qendrore: të denigrojnë reputacionin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në skenën botërore; dhe krijimin e pritshmërisë së shpërthimit të dhunës në Paris gjatë Lojërave Olimpike Verore 2024”, thuhet në raport.

IOC së fundmi është përballur me një numër postimesh të rreme të lajmeve që synojnë të godasin këtë institucion“, tha komiteti në një deklaratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit