Sadiku mban peng Levanten, klubi spanjoll në rrezik!

20 Gusht 2019
17:54
back button

Levante nuk mund të bëjë afrime për shkak të “Fair Play-t Financiar”. Ekipi spanjoll nuk ka një bilanc pozitiv dhe e vetmja mënyrë për të përforcuar skuadrën është që të shesin lojtarët që nuk i duhen. 

Trajneri Paco Lopez ka bërë të ditur se Antonio Luna, Armando Sadiku, Sanjin Prcic dhe Iván López nuk bëjnë pjesë në planet e tijSulmuesi shqiptar nuk ka arritur të stabilizohet në ndonjë klub të ri dhe për pasojë ka mbetur në Spanjë. 

Drejtuesit duan ta shesin, por alternativat mungojnë. Kjo javë mund të ndikojë në të ardhmen e futbollistit shqiptar. Sulmuesi i Shqipërisë do një ekip që të luajë dhe është i hapur ndaj çdo lëvizjeje që e kënaq dhe në aspektin monetar.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit