Arsenal mundi 4-0 Ipswich Town në Premier League, por lajmi i keq ishte dëmtimi që pësoi Bukayo Saka. Ai u godit rëndë në mesin e pjesës së parë dhe më pas vazhdoi të luajë, për t’u zëvendësuar në minutën e 57-të.
Sulmuesi anglez u largua nga fusha me një fashë të vendosur në kyçin e këmbës së dëmtuar. Duke sqaruar gjendjen e tij, trajneri Mikel Arteta tha: “Ai ishte pak i lënduar, por nuk është asgjë serioze, kështu që është në rregull”.
Më pas, duke folur për ndeshjen, trajneri spanjoll shtoi: “Mendoj se 35 minutat e para ishin disa nga më të mirat që kemi luajtur këtë sezon. Ne shënuam dy gola, por të jem i sinqertë, mund të kishim shënuar tre ose katër”.
“Ne me të vërtetë dominuam lojën. Një intensitet shumë i lartë dhe një vetëdije për atë që duhej të bënim për të fituar. Ishte një ndeshje shumë pozitive”, deklaroi Mikel Arteta.
Para gjysmëfinales së Champions League, trajneri pranoi se mund të bëjë rotacion ndaj Crystal Palace në kampionat: “Duhet të fusim disi 11 lojtarë dhe të bëjmë katër ose pesë ndryshime, pastaj le të shohim se si do të rikuperohen në ditët e ardhshme”.







