San Antonio surpriza e NBA, fitojnë Lakers dhe Cleveland, skuadra e Boston zhytet në krizë

27 Tetor 2025
8:17
Telesport
back button

San Antonio ka marrë frenat e renditjes në Konferencën e Perëndimit me tri fitore deri më tani e asnjë humbje. Spurs mposhtën 118-107 Brooklyn, ndeshje ku Victor Wenbanyama realizoi 31 pikë e 14 rebound.

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 127-120 Sacramento jashtë fushe. Sukses i rëndësishëm, pasi munguan si Doncic ashtu dhe LeBron. Ai që shkëlqeu në fushë ishte Austin Reaves, autor i 51 pikëve dhe 11 rebound.

Ende asnjë fitore në kampionat për Boston, që sot u mund 119-113 nga Detroit, dukë pësuar humbjen e tretë radhazi. Brown realizoi 41 pikë për Celtics por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Cunningham e Duren realizuan 49 pikë së bashku.

Fiton edhe Miami, 115-107 ndaj New York, ndeshje ku vendimtar ishte stoli i ekipit nga Florida, nga ku erdhën 44 pikë. Edhe ekipi i Dallas, falë 61 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 139-129 Toronto.

NBA-Rezultatet e sotme

San Antonio – Brooklyn, 118-107

Detroit – Boston, 119-113

Cleveland – Milwaukee, 118-113

Miami – New York, 115-107

Washington – Charlotte, 113-13.9

Minnesota – Indiana, 114-110

Dallas – Toronto, 139-129

Clippers – Portland, 114-107

Sacramento – Lakers, 120-127

Lajme të tjera

Lajmet e fundit