“Sarri e Benitez? Rejën gjithë jetën!”, – çfarë nderimi për trajnerin e Shqipërisë!

30 Maj 2020
12:59
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-portieri i Napolit, Gennaro Lezzo, ka folur për kohën që ishte pjesë e ekipit napolitan në një intervistë të tij për Radio Marte. Ai u ngacmua nga drejtuesit e emisionit në lidhje me trajnerin më të mirë të ekipit napolitan.

Lezzo nuk u mendua shumë në përgjigjen e tij, pasi menjëherë zgjodhi trajnerin e kombëtares sonë, Edy Rejën. “Trajneri më i mirë te Napoli? Zgjedh Edi Rejën për të gjithë jetën”, – tha ai shkurtimisht duke e nderuar ish-trajnerin e tij.

Marrëdhënia e tij me numrin një të stolit tonë duket se është ruajtur mes viteve, pavarësisht se palët janë shkëputur. Reja është një hero në Napoli, pasi ka lënë shumë shenjë në kohën kur drejtonte italianët. Ai respektohet nga të gjithë në qytetin që e dashuron futbollin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit