SERIE A | Pedro shpëton Lazion nga humbja, por renditja tani “qan”. Cagliari i Sherrit, goditje e madhe mbijetse (VIDEO)

28 Prill 2025
22:52
Telesport
back button

Lazio zhgënjen në fushën e vet, teksa është ndalur në një barazim të papritur 2-2 nga Parma, duke mbetur në vendin e 7 në renditjen e Serisë A. Madje, skuadra bardhekaltër ishte shumë pranë humbjes në sfidën e sotme në “Olimpico”, pasi Parma gjeti dy gola me Ondrejka në startin e secilës pjesë të lojës.

GOLAT – VIDEO

Por aktivizimi i Pedro ndryshoi gjithçka dhe spanjollin që bëri diferencën në fund, kur në minutat 79 dhe 84 shënoi në rrjetën e Suzuki për të siguruar të paktën një pikë nga ky duel.

Sakaq, sfida e mbijetesës mes Verona-s dhe Cagliari-t u mbyll me fitoren e ekipit sard me golat e veteranit Pavoletti dhe Deiolas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit