Sulmuesi i ri i Manchester United, Benjamin Sesko, thotë se po përmirësohet çdo ditë që kalon te klubi i tij i ri, duke shtuar se niveli është shumë më i lartë në Angli.
Ai mbërriti nga Leipzig këtë verë në një marrëveshje prej 73.7 milionë eurosh dhe e ka nisur ndeshjen nga stoli në të tre javët e para të Premier League deri më tani.
Duke folur për median, në një takim me tifozët ndërsa është i grumbulluiar me ekipin kombëtar të Sllovenisë, ai tha: “Niveli i ndeshjeve është sigurisht shumë më i lartë, lojtarët dhe shokët e ekipit janë gjithashtu në një nivel më të lartë”.
“Në fund të fundit, futbolli anglez është në nivelin më të lartë në botën e futbollit. Por mezi pres periudhën e ardhshme pas kombëtareve”, shtoi Sesko.
“E ndjej se po përmirësohem dita-ditës dhe po shpejtohem në përfshirjen me grupin në çdo seancë stërvitore që kalon. Dhe, gjithashtu, po përparoj në mentalitetin tim të futbollit çdo ditë”, deklaroi Sesko.







