Sezoni zhgënjyes, Berisha pranë kalimit tek ekipi tjetër i Seria A

3 Qershor 2019
12:35
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk ka kaluar një sezon aspak të mirë këtë sezon në Itali. Ai humbi vendin e titulliar tek Atalanta, pasi portieri Gollini i mori vendin. 18 ndeshje për të këtë sezon në kampionatin italian dhe fakti që është shqiptar dhe mosha e penalizon kundrejt Gollinit. Ky i fundit është italian dhe 24-vjeç, trajneri Gasperini ka dhe presion për ta aktivizuar. 

Atalanta po mundohet t'i gjejë një ekip të ri Berishës dhe në skenë ka dalë SPAL-i. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe 30-vjeçari mund të kalojë te skuadra tjetër e Seria A. Porteri mund të dëshirojë dhe vetë të largohet, pasi ka nevojë të luajë. 

Bergamezët duan të afrojnë në skuadër objektivin e Napolit për krahun e djathtë të mbrojtjes, Manuel Lazzari. Berisha mund të përdoret si mall shkëmbimi për të ulur çmimin e tij. Një marrëveshje që mund të kënaqte të gjithë protagonistët.  

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit