Shorti i Eurobasket 2029, Shqipëria do të përballet me Kosovën në fazën e grupeve

9 Shtator 2025
8:25
Telesport
back button

Ndërkohë që në Letoni nis faza finale e Eurobasket 2025, në kryeqytetin Riga është hedhur shorti i fazës para-eliminatore të Eurobasket 2029 (Kampionati Europian i Basketbollit).

Shqipëria është vendosur në Grupin C, bashkë me Sllovakinë dhe Kosovën. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në nëntor të këtij viti, në mars dhe korrik të vitit të ardhshëm.

Në raundin tjetër kalon skuadra që renditet e para në grup si dhe e dyta më e mirë e tri grupeve të kësaj faze para-eliminatore. Pra, në total do të jenë 4 skuadra qëkualifikohen.

Një short disi i vështirë për kuqezinjtë, pasi bëhet fjalë për rivalë të fortë, përfshi edhe Kosovën. Një derbi interesant, pasi është hera e parë që dy kombëtaret përballen në një ndeshje zyrtare.

Shorti Eurobasket 2029

27 nëntor, Sllovaki – Shqipëri

30 nëntor, Shqipëri – Kosovë

2 mars, Shqipëri – Sllovaki

2 korrik, Kosovë – Shqipëri

Lajme të tjera

Lajmet e fundit