Minifutboll: Shqipëria fitore bindëse ndaj Kroacisë, shkëlqen Matranxhi (VIDEO)

14 Korrik 2019
15:30
back button

Shqipëria ka marrë pjesë në turneun e minifutbollit të zhvilluar në Bosnje-Hercegovinë, ku arritën të dalin në vend të tretë në grupin me katër skuadra rivale: vendasit e Bosnje-Hercegovinës, Hungaria dhe Kroacia.

Turneu u zhvillua në dy ditë, ku ditën e djeshme përfaqësuesja jonë u mund me rezultatin 1-0 nga Bosnja-Hercegovina, ndërsa paraditen e sotme barazuan në shifrat 1-1 ndaj Hungarisë.

Në ndeshjen e fundit, atë ndaj Kroacisë lojtarët kuqezi ishin dominues ndaj kundërshtarit, duke prodhuar lojë dhe gola.

Ishte një kombinimin tejet i bukur mes Matranxhit dhe Licit, dhe ky i fundit shënoi golin e avantazhit. Kroatët u përgjigjën pak minuta më vonë, duke shënuar golin e barazimit për shkak të një neglizhence në mbrojtje.

Për të risjellë avantazhin mendoi sërish Matranxhi, i cili me një lëvizje mashtruese fitoi hapësirë dhe shënoi nga një pasim në këndore. Minutat në vijim ishin më të tensionuara, me skuadrën tonë që kërkoi të mbronte rezultatin dhe kroatët në sulm.

Gjithsesi për të mbyllur gjithçka mendoi Biba, i cili ktheu në gol një kundërsulm dhe aksion personal.

Bosnje-Hercegovina u shpall ekipi kampion me dy fitore dhe një barazim, ndërsa Shqipëria u rendit në vend të tretë me një humbje, një fitore dhe një barazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit