Shqipëria luajti sonte ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit dhe mori një fitore të kënaqshme 3-0 me golat e realizuar nga Armando Broja në pjesën e parë dhe Jasir Asani e Ernest Muçi në 45′ e dyta.
SHQIPËRI-LIHTENSHTEJN 3-0
Shenues: 31′ Broja, 47′ Asani, 67′ Muçi
Shumë ndryshime por edhe 5 futbollistë të lënë pushim për zgjedhje teknike dhe sidomos ngarkesë. Amir Abrashi, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe portieri Simon Simoni.
Trajneri kuqezi e kishte bërë të qartë se do të shihte në veprim disa lojtarë që kishin luajtur më pak me klubet e tyre apo me ekipin Kombëtar e kështu, në fushë nga minuta e parë ka hedhur një formacion “miks” mes atyre që kanë qenë titullarë të zakonshëm dhe alternativave.
SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.
Trajner: Silvinjo
LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk
Aktivizimi nga minuta e parë i Brojës në majë të sulmit ishte konfirmimi, por edhe i Arber Hoxhës në të majtën. Ndërkohë, Balliu e nisi si titullar në krahun e djathtë të prapavijës, me Gjasulën e vendosur para mbrojtjes në vendin që mban zakonisht Ramadani.
Pjesa e pare ka pare Shqiperine kerkuese dhe Lihtenshtejnin vetem ne mbrojtje. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, Broja gjen mbrojtjen të pavendosur dhe shënon në portën kundërshtare.
Ne fillim te pjeses se dyte, Jasir Asani ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe dyfishon shifrat. Nje goditje mjeshterore qe kujton pikerisht te majten magjike te sulmuesit ne elimintoret e Europianit 2024.
Shqiperia qe nuk vonon dhe me pas do te gjeje edhe golin e trete te sfides miqesore. Bajrami nis Laçin nga e majta, pasimi i tij në qendër gjen Asanin, i cili godet shtyllën e pastaj sfera shkon te Muçi i cili gjuan me portën bosh dhe thellon diferencën ne 3-0.
Per t’u theksuar edhe aktivizimi i te riut Medon Berisha, teksa hapesira pati edhe Rey Manaj. Mihaj, Muçi dhe Laçi u aktivuzuan gjithashtu.







