Shqiptari realizon sërish në Slloveni, Reja tani duhet të mendohet mirë

11 Gusht 2019
22:41
back button

Vazhdon të mos ndalet futbollisti shqiptar Endri Çekiçi. Sërish në kampionatin slloven, mesfushori me tipare sulmuese ka gjetur rrugën e rrjetës, duke realizuar nga pika e bardhë në fitoren 3-0 jashtë fushe për Olimpija Ljubljana, që përballej me Rudar. 

Bëhet fjalë për golin e dytë në kampionat, ndërsa shënoi edhe javën e parë. Me këtë sukses, Olimpija ngjitet në vend të parë me 13 pikë, teksa janë luajtur vetëm 5 ndeshje. Sakaq, Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, duhet të mendohet mirë tani…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit