Simeone: Ai është lojtari që na mungonte, shpresoj të qëndrojë sa më gjatë këtu

26 Maj 2025
10:50
Telesport
back button

Ka mbërritur fundi i sezonit, ndaj është koha për të bërë një bilanc edhe për trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone. Atlético e mbylli kampionatin me një fitore 4-0 jashtë fushë, në shtëpinë e Girona dhe tani po përgatitet për Kupën e Botës për klube.

Kampionati ka mbaruar, por jo sezoni. Jemi përmirësuar, duke gjetur mundësi të mëdha për të sulmuar. Zëvendësimet i kanë dhënë energji dhe thellësi sulmit. Kemi vjedhur topa të rëndësishëm për të dëmtuar në kundërsulm”, tha Simeone.

Skuadra e tij ka shënuar 109 gola këtë sezon por asnjë titull: “Na mungonte stabiliteti në momentin kyç të sezonit. Getafe ishte pika e kthesës. Më pas humbëm kundër Barcelonës pasi kaluam epërsinë 2-0 dhe gjithçka u bë më e vështirë. Por ka edhe gjëra pozitive”.

Shikoni Julian Alvarez. Ajo që bëri ai ishte e çmendur. Një lojtar i tillë, që ka fituar kaq shumë gjëra, bën gjithçka me thjeshtësi. Ne kemi nevojë për atë lojtar, është ai që donim të gjenim”, tha Simeone.

Tani ai është këtu dhe shpresoj që të jetë i lumtur që është pjesë e këtij ekipi. Ne do ta ndihmojmë atë të përmirësojë të gjitha talentet e tij dhe të qëndrojë sa më gjatë. Më datën 2 qershor do t’i kthehemi stërvitjeve për t’u fokusuar te Botërori i klubeve”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit