“S’ka fituar asgjë”, Scolari kundër Luis Enrique: Ja kush i duhet Brazilit

22 Janar 2023
12:44
Denis Hakanaj
back button

Brazili është pa trajner dhe është në kërkim të zëvendësuesit të Tite-s. Kërkohet një trajner që të mund ta kthejë Seleçao-n në majë të botës, si në 2002-shin, viti i Botërorit të fundit të fituar.

Është përmendur emri i Ancelotti-t, por edhe ai i Luis Enrique, por ky i fundit është hedhur poshtë nga ish-trajneri i Brazilit, Scolari: “Çfarë ka fituar? Është shumë i aftë, por ka humbur gjithmonë”, lexohet në Sport.

Në të vërtetë, ish-trajneri i Spanjës ka një karrierë për t’u pasur zili si trajner: me Barcelona-n ka fituar 9 trofe dhe në 2015-ën u ka dhuruar tifozëve katalanas triplete-n e dytë në historinë e klubit.

Ka qenë edhe i fundit që ka fituar Champions League me Barçën. Por për Scolari-n me sa duket nuk mjafton, ai preferon një trajner amerikanojugor ose Jose Mourinho-n: “Ka fituar gjithçka”, ka thënë ai për Special One.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit