Skënderbeu kampion në volejboll për femra ka siguruar kualifikimin për në finalet play off. Korçaret fituan me shumë vështirësi 3-2 ndaj fqinjeve pogradecare në sfidën e tretë gjysmëfinale luajtur në fushën e tyre, duke fituar 2-1 me ndeshje.
Fitore me përmbysje e Skënderbeut, që ishte në disavantazh me sete, por falë mbështetjes së publikut arriti të përmbysë shifrat e fitojë (25-15, 23-25, 13-25, 25-21, 15-3). Një ndeshje mjaft e dueluar dhe dramatike, me Pogradecin që largohet kokëlart nga ky turne.
Në finalet play off, Skënderbeu do të luajë për tyë mbrojtur titullin kampion ndaj Tirtanës, e kualifiukuar më herët. Bardheblutë eliminuan Partizanin në gjysmëfinalet play off.
Ndërkohë, skuadra e Vllaznisë do të vazhdojë të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm. Shkodranet i fituan me shifrat 3-0 të dy ndeshjet “play out” ndaj Lushnjës, skuadrës që u rendit e dyta në Kategorinë e Parë. Kështu, myzeqaret do të qëndrojnë në atë kampionat.
Gjysmëfinale-Femra
Nd.1, Skënderbeu – Pogradeci, 3-1
Nd.1, Tirana – Partizani, 3-1
Nd.2, Pogradeci – Skënderbeu, 3-2
Nd.2, Partizani – Tirana, 1-3 (0-2)
Nd.3, Skënderbeu – Pogradeci, 3-2 (2-1)
Play Out-Femra
Nd.1, Vllaznia – Lushnja, 3-0
Nd.2, Lushnja – Vllaznia, 0-3 (0-2)







