Skënderbeu mund me përmbysje Tiranën dhe mbetet i pamposhtur, fitojnë Partizani e Vllaznia

26 Tetor 2024
19:10
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në volejboll për femra. Skënderbeu kampion shpallet “kampion i dimrit”, i pamposhtur.

Korcaret fituan 3-2 në “Fahrie Hoti” naj Tiranës, një sfidë me dy pamje. Tirana e nisi më mirë lojën, duke fituar 25-22 e 25-21 dy setet e para. Më tej, vjen përmbysja e Skënderbeut, i cili fitoi 25-20, 25-16 e 15-7 tri setet e tjera, duke fituar pas më shumë se dy orësh lojë.

Në vendin e dytë qëndron Partizani, që mundi 3-0 (26-24, 25-16, 25-20) rivalet nga Pogradeci. Ndeshja pati emocione vetëm në setin e parë, pasi më tej gjithcka foli për kryeqytetaset, që morën tri pikë të rëndësishme.

Fitore të vështirë jashtë fushe korri edhe Vllaznia, që mposhti 3-2 Dinamon në “Asllan Rusi” (25-20, 19-25, 27-25, 24-26, 15-11). Në fundin e renditjes zbret Barleti Volley, që u mund 30-1 në Durrës nga Teuta (20-25, 25-21, 25-15, 25-21).

Superliga-Femra, java e 7-të

Teuta – Barleti Volley, 3-1

Tirana – Skënderbeu, 2-3

Partizani – Pogradeci, 3-0

Dinamo – Vllaznia, 2-3

Renditja: Skënderbeu 20 pikë, Partizani 18 pikë, Tirana 15 pikë, Teuta 10 pikë, Dinamo 7 pikë, Pogradeci 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Barleti Volley 3 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Teuta – Elbasani, 3-1

Tirana – Skënderbeu, 2-3

Studenti – Vllaznia, 2-3

Partizani (pushim)

Renditja: Partizani 18 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Tirana 10 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta 8 pikë, Vllaznia 5 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit