Sommer: Sfidë e rëndësishme për qytetin por jemi në një moment të mirë, Superkupa ishte leksion

31 Janar 2025
11:21
Telesport
back button

Pas kualifikimit mes tetë skuadrave më të mira në Champions League tashmë për Inter është koha për një tjetër sfidë të madhe.

Zikaltërit do të luajnë ndaj Milan në derbi, ndaj për portierin Yann Sommer është koha për të treguar se sa vlen pas humbjes në Superkupën e zhvilluar në Riad.

Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për ne dhe për qytetin. Ne do ta përgatisim shumë mirë. Duam të shpengojmë veten. Kemi ende kohë për t’u rikuperuar pas kësaj ndeshjeje të madhe“, u shpreh Sommer.

Vijmë nga një moment i mirë në Champions dhe duam të hakmerremi për atë humbje në Superkupë. Çdo ndeshje ka historinë e saj, por ne e dimë se deri ku mund të shkojmë”, tha portieri i Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit