Francesco Acerbi u detyrua të ngrejë flamurin e bardhë në prag të grumbullimit të kombëtares në Coverciano. Pasditen e sotme FIGC njoftoi se futbollisti i lindur në vitin 1988 nuk do të jetë i pranishëm në takim sepse po përballet me pasojat e pubalgjise.
Është një problem që qendërmbrojtësi i Nerazzurrëve e mban prej disa kohësh me vete dhe që do ta bëjë që të hënën t’i nënshtrohet një operacioni.
Prandaj Acerbi do të detyrohet të anashkalojë Kampionatin Evropian me Luciano Spallettin, i cili sot i dha paralajmërim paraprakisht Federico Gattit, mbrojtësi i Juventusit që është vënë në dispozicion dhe do t’i shkojë menjëherë punës në selinë e tij.
Në këtë pikë, duke qenë se Scamacca dhe Scalvini do të jenë të zënë me Atalantën deri më 2 qershor, grumbullimi i nesërm do të nisë me 27 lojtarë.
Portiere: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtes: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Gianluca Mancini (Roma), *Giorgio Scalvini (Atalanta);
Mesfushore: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino);
Sulmues : Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), *Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).







