Superliga ngre siparin: Tirana triumfon ndaj Fierit, fitore edhe për Teutën e Elbasanin

5 Tetor 2025
19:49
Telesport
back button

Ka nisur java e parë e Superligës në basketboll për meshkuj, kampionat ku të 12 ekipet janë të përfshira në një grup të vetëm. Tirana e nis mbarë këtë edicion, duke mundur 94-84 Fieri basket në “Fahrie Hoti”.

Bardheblutë u shkëputën 30-11 që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund, duke mos lejuar miqtë nga Fieri të fitojnë. Massie me 21 pikë e Nika me 19 pikë u dalluan për kryeqytetasit.

Fitore të rëndësishme korri Elbasani, që në fushën e tij mundi 98-64 Pogradecin. Edhe këtu, vendasit u shkëputën që në fillim, duke administruar e thelluar avantazhin deri në fund (5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për vendasit).

Jashtë fushe fiton Teuta, që mundi 89-81 Kamza Basket, duke marrë dy pikët e para. Ndeshje e vendosur në periodën e dytë, me durrsakët që shkëputen dhe menaxhojnë epërsinë deri në fund (dyshja Wright-Goetz 42 pikë së bashku).

Superliga-Meshkuj, java e parë

Kamza Basket – Teuta, 81-89

Elbasani – Pogradeci, 98-64

Tirana – Fieri Basket, 94-84

Skënderbeu – Apolonia, 5 tetor

Partizani – Besëlidhja, 6 tetor

Vllaznia – Flamurtari, 6 tetor

Renditja: Elbasani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Teuta 2 pikë, Kamza basket 1 pikë, Fieri Basket 1 pikë, Pogradeci 1 pikë, Partizani 0 pikë, Besëlidhja 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit