Sylvinho publikon listën, grumbullon 25 kuqezinj për sfidat përmbyllëse ndaj Andorrës dhe Anglisë

7 Nëntor 2025
10:18
Alfred Lleshi
back button

Trajneri kuqezi Sylvinho ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë. Ai ka përzgjedhur 25 futbollistë, duke ruajtur përzierjen eksperiencë-rini në të gjitha repartet.

Grumbullimi i kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të luhet më 16 nëntor në “Air Albania” ndaj Anglisë, në orën 18:00, duke përfunduar kështu një fazë vendimtare të rrugëtimit drejt Botërorit 2026.

Për momentin, renditja e grupit tonë kryesohet nga Anglia, me pikë të plota, 18 të tilla në 6 ndeshje, e kualifikuar si e para në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa beteja zhvillohet për vendin e dytë, që nëkupton “play off”. Shqipëria mban vendin e dytë me 11 pikë në 6 ndeshje, e ndjekur nga Serbia me 10 pikë në 6 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit