Tah: E kemi treguar edhe më parë se çfarë mund të bëjmë, mëkat që një ekip gjerman do të eliminohet

5 Mars 2025
9:52
Telesport
back button

Sezoni i kaluar ishte një triumf për Bayer Leverkusen, i cili i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Bayern Munich në Bundesligë. Bavarezët po hakmerren dhe po dominojnë në Ligën aktuale gjermane, por fati ka vendosur që dy skuadrat të përballen me njëra-tjetrën në Champions League.

Një sfidë që mbrojtësi i Leverkusen, Jonathan Tah, mezi e pret: “Bayern është një top ekip që ka shumë eksperiencë në këtë kompeticion. Patjetër që do të jenë dy ndeshje të ndryshme dhe do të ketë momente larg shtëpisë, ku kundërshtari mund të ketë më shumë kontroll”.

Do të jenë dy ndeshje të vështira, por kjo është pikërisht ajo që ne po presim. Nuk duhet të fshihemi, kemi treguar se jemi në lartësi dhe duam ta bëjmë sërish”, shtoi mbrojtësi gjerman, që e konsideron një mëkat faktin që dy skuadra gjermane përballen kaq shpejt në Europë.

Sigurisht që është mëkat për Gjermaninë dhe Bundesligën sepse një skuadër gjermane do të eliminohet patjetër. E njëjta gjë vlen për shembull për ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid. Por kështu ishte e shkruar dhe do të përballemi për të treguar më të mirën tonë”, tha Tah.

Lojtari që luan prej 10 sezonesh me Bayern Leverkusen, më tej shtoi: “Mendoj se formati i ri i Champions League është i mirë, e kam shijuar shumë deri tani. Gjatë fazës së kampionatit, duhet të jesh gjithmonë vigjilent dhe gati për çdo gjë”.

Unë i shoh të dyja skuadrat, dy më të mirat në futbollin gjerman, duke garuar në nivelin më të lartë në kompeticionin më të bukur, tërheqës dhe më të rëndësishëm. Prandaj do të ketë dy ndeshje speciale. Me të vërtetë po e presim me padurim”, përfundoi Jonathan Tah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit