Chelsea shpreson që Cole Palmer të kthehet në dispozicion të trajnerit Enzo Maresca për përballjet e mëdha ndaj Barcelona dhe Arsenal në fund të këtioj muaji. Palmer nuk ka luajtur që nga fundi i shtatorit pas një dëmtimi në ijë dhe ka bërë vetëm katër paraqitje deri më tani këtë sezon.
Trajneri Enzo Maresca thotë se “blues” ende duhet të menaxhojnë rikuperimin e tij në baza ditore, por shpresojnë që ai të kthehet shpejt pas pushimit ndërkombëtar. Chelsea udhëton për në Burnley më 22 nëntor përpara se të presë Barcelonën të martën në Champions League dhe Arsenalin të dielën.
“Shpresojmë kështu, por me Cole përpiqemi të planifikojmë çdo gjë, përpiqemi të caktojmë orare dhe pastaj duhet ta rishikojmë atë. Në këtë moment ne shkojmë ditë për ditë me Cole. Ai nuk po bën asnjë seancë me ekipin. Do të doja ta kisha Cole këtu nesër, do të doja ta kisha Cole herët”, tha Maresca.
Ndërkohë, vetë Palmer ndau një mesazh motivues pas ekzaminimit me “rrezet X”, ndërsa dha një përditësim mbi rikuperimin e tij nga lëndimi. Ylli i Anglisë ka punuar shumë për problemin e tij me ijët. Palmer zbuloi gjithashtu një foto se po i ndiqte nga afër djemtë edhe pse nuk po luan.







