Chelsea zyrtarizoi ditën e djeshme transferimin e Morgan Rogers nga Aston Villa për një shifër rekord 117 milionë paundë (137-138 milionë euro).
Por, “Blutë” nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Objektivi i radhës për londinezët është të forcojnë mbrojtjen. Xabi Alonso ka zgjedhur francezin e Aston Villa-s, Maxence Lacroix.
26-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit me Crystal Palace. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme bënë që të grumbullohej nga Didier Deschamps për Kupën e Botës.
Francezi është nën kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2029, gjë që e vendos këtë klub në pozita komode për të lejuar largimin e Maxence Lacroix, vetëm sipas kushteve te tyre. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për shifrën 58-60 milionë euro.







