Bayer Leverkusen pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin e Manchester City, James McAtee, kur të rihapet dritarja e transferimeve. Skuadra gjermane nuk arriti të bënte asnjë lëvizje në fazën e parë të merkatos (deri më 10 qershor).
22-vjeçari aktualisht është kapiten i Anglisë U21. Skuadra e “citizens” kërkon rreth 30 milionë euro për McAtee, por mediat sqarojnë se lojtari ka treguar se mund të vlerësohet shumë më tepër.
Lojtari i ardhur nga Akademia, pasi luajti për dy sezone i huazuar te Sheffield, vjet realizoi 7 gola në 27 ndeshje në total për Manchester City. Por sezonin e ardhshëm ai nuk pritet të gjejë shumë hapësira, ndaj po mendohet shitja e tij.
Mësohet se edhe James McAtee dëshiron të bashkohet me Leverkusen nëse klubet arrijnë një marrëveshje, pasi do të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Frika e vetme te Manchester City është se mos lojtari shpërthen ashtu si Cole Palmer, pasi u shit të Chelsea.







