“Të pres në Napoli”, Conte Lukaku-t: Por me një kusht

4 Qershor 2024
15:59
Denis Hakanaj
back button

Romelu Lukaku është kthyer te Chelsea pas një viti te Roma, por nuk do të qëndrojë gjatë në Londër. Sulmuesi belg do të jetë përsëri protagonist i merkatos së verës.

Napoli, me ardhjen e Antonio Conte, e konsideron Lukaku-n një nga zëvendësuesit ideal të Victor Osimhen, i cili pritet të largohet nga Napoli këtë verë.

Siç dihet, Lukaku është një nga të preferuarit e Conte-s. Mes të dyve ekziston një marrëdhënie e ngushtë, e krijuar para disa vitesh tek Inter-i në sezonin 2020/21.

Sipas Corriere della Sera, Big Roma duket se është ëndrra e Conte-s. Madje, duket se mes të dyve ka pasur një telefonatë.

E përditshmja italiane ka zbuluar edhe një kërkesë që trajneri i ka bërë sulmuesit: “Të pres në Napoli, por me pesë kile më pak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit