Pas barazimit 1-1 ndaj Manchester United, skuadra e Arsenal duket se ka hequr dorë nga titulli në Premier League. Ekipi i Liverpool është shkëputur 15 pikë nga “topçinjtë”, që kanë një ndeshje më pak dhe me 9 javë të mbetura as mrekullia nuk mjafton.
I dorëzuar duket mesfushori i Arsenal, Declan Rice, që tha: “Ne shënuam shtatë gola në mesjavë dhe nuk ishte fat. PSV nuk kishte humbur në shtëpi për dy vjet. Manchester United bëri mirë dhe u mbrojt. Ata shënuan të parët dhe na duhej kohë të barazonim. Më vjen mirë që shënova, por synonim fitoren”.
“Diferenca me Liverpool është e madhe, por ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund të sezonit. Liverpool ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë vitit, por ne jemi Arsenal dhe do të shfrytëzojmë shanset tona. Jemi goditur rëndë nga lëndimet, por do të vazhdojmë”, u shpreh Rice.







