Telenovela “Kumbulla”, Gazzetta dello Sport zbulon të vërtetën!

7 Qershor 2020
10:05
Eraldo Harlicaj
back button

Marash Kumbulla është bërë i lodhshëm, pasi çdo ditë flitet për futbollistin e ri. Mbrojtësi shqiptar ka shumë ekipe pas vetes dhe ky nuk është më një sekret, as fakti që Hellas Verona ka hapur ankandin se kush paguan më shumë për kartonin e tij.

La Stampa lajmëroi ditën e djeshme se Juventusi kishte arritur marrëveshjen për 32 milionë euro me Veronën, Sky Sport u kundërpërgjigj që Interi ishte më afër, ndërsa sot Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një hapësirë të veçantë shqiptarit.

Prestigjozja italiane shkruan se Napoli ishte klubi i parë që lëvizi për lojtarin, ndërsa tani janë Juve dhe Interi që garojnë fort, por nuk duhet harruar Lazio i Tares. Interi duket më i favorizuar dhe për faktin se Kumbulla do të mbetet në Itali dhe për një sezon. Verona ka rritur çmimin, sepse tani do 30-35 milionë euro për të. Zgjedhja finale mund të bëhet nga lojtari në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit