Teuta e Dobit thyen mallkimin në Shkodër me golin e Beshirajt, Vllaznia totalisht në hije. Edi Martini e pranon: “Nuk jemi fare mirë…”

28 Nëntor 2025
21:48
Telesport
back button

Teuta ka shënuar sonte një rezultat shumë të rëndësishëm duke fituar në Shkodër, aty ku nuk fitonte prej 8 vitësh dhe ka arritur ta bëjë këtë me një gol te Beshirajt i cili gjithashtu i kishte shënuar më parë Vllaznisë së Edi Martinit. E teksa te kuqeblutë kjo humbje është e para në shtëpi këtë sezon, gjithashtu duhet theksuar se shkëlqimi ka humbur disi në javët e fundit dhe që pas ndeshjes në Rrogozhinë ndaj Egnatias, ku pjesën e dytë sidomos u pa një rënie fizike. Ajo rënie fizike e lojtarëve kyç të cilët pas dëmtimeve dhe problemeve fizike spo japin më të mirën.

Teuta e Dobit, që e nisi me probleme sezonin dhe me një skuadër krejtësisht të riformatuar, po rritet dita ditës dhe puna po shpërblehet. Sonte, një fitore që i rrit shanset e final four dhe që i fut Djemtë e Detit në një pjesë të bukur të sezonit. Një ndeshje ku erdhi edhe një gol i anuluar me VAR (për faull ndaj portierit) por edhe dy kartonë të kuq, ndaj lojtarit Fadairo por edhe drejtorit sportiv Renato Arapi.

Kuqeblutë edhe pse me një lojtar më shumë për gati 10 minuta, nuk arritë të gjenin golin që të shmangnin humbjen. Sakaq, Bismark i rikthyer nga demtimi i gjate u ridemtua serish…

Humbje e cila u komentua nga trajneri Edi Martini si një “zhgënjim, pasi nëse nuk e fiton dot nuk duhet ta humbësh dhe u goditëm në kundërsulm. Nuk jemi në terezi prej 2-3 javësh dhe disa lojtarë pas dëmtimeve nuk janë në formë. Nuk e mendoja kurrë fitoren e Teutës, maksimumi barazimin në fushën tonë. Por, spo kalojmë moment të mirë dhe duhet të ndryshojmë pak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit