Teuta është skuadra e dytë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Durrsakët fituan sot në mbrëmje 79-70 ndaj Vllaznisë, duke triumfuar 3-2 me ndeshje.
Gjithçka u vendos në gjysmëfinalen e pestë play off luajtur në “Ramazan Njala” të Durrësit. Skuadra durrsake shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke i fituar të trija sfidat të luajtura para publikut të saj.
Ndërsa shkodranët, dy herë fituan në fushën e tyre, por në sfidën e fundit nuk patën mundësi të bëjnë hapin e madh. Sfida ishte në përgjithësi e ekuilibruar, me një avantazh të lehtë të Teutës.
Pjesa e parë mbyllet 36-34 për vendasit, që shkëputen 57-52 në përfundim të periodës së tretë. Vllaznia bën përpjekje për të rikuperuar por pa sukses, pasi basketbollistët e Teutës ruajnë avantazhin deri në fund.
Teuta fiton 79-70 dhe nis festën, ku në finalet play off do të sfidojë Besëlidhjen. Lawani me 21 pikë e 19 rebound si dhe Memçaj me 20 pikë e 10 rebound ishin dy lojtarët më të mirë për Teutën, duke i bërë të pavlefshme 19 pikët e Saab për miqtë.
Superliga, gjysmëfinale play off
Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 94-84
Nd.1, Teuta – Vllaznia, 103-73
Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 63-89
Nd.2, Vllaznia – Teuta, 86-81
Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 99-85 (3-0)
Nd.3, Teuta – Vllaznia, 97-95
Nd.4, Vllaznia – Tirana, 72-71
Nd.5, Teuta – Vllaznia, 79-70 (3-2)







