Thiago Motta dështoi, Juventusi nuk toleron më! Igor Tudor merr drejtimin përkohësisht

23 Mars 2025
11:35
Telesport
back button

Thiago Motta nuk ka më vend te Juventusi. Trajneri, i cili deri para një viti konsiderohej “trend” në trajningun modern me idetë e tij të reja, nuk po funksionon.

Juventusi ka vendosur ta shkarkojë teknikun. Ai jo vetëm që nuk ka marrë rezultatet e pritura në Torino, por e ka ndarë skuadrën në disa grupe dhe kjo nuk tolerohet nga klubi.

Igor Tudor do të jetë emri i përkohshëm në stolin bardhezi. Tekniku ka pranuar të punojë deri në fund të sezonit në “Allianz Arena”, derisa Juventusi të gjejë zgjidhje më afatgjata.

Ai nuk ishte alternativa e parë për drejtuesit e klubit, por emrat e tjerë të tentuar nga “Zonja e vjetër”, si Roberto Mancini, nuk kanë pranuar projekt afatshkurtër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit