Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, komentoi për DAZN fitoren në transfertë ndaj Comos: “Është çështje emocionesh, shënuam golin e parë para pushimit dhe kjo na dha shtysë për pjesën e dytë”.
Ai theksoi rëndësinë e reagimit të të tijve: “Të dish të vuash si ekip është një sinjal i mirë. Me 6 ndeshje nga fundi, është një fitore shumë e rëndësishme për ne”.
Për garën e titullit, francezi mbetet i kujdesshëm: “Titulli? Derisa të jetë matematikisht i sigurt, nuk mund të festojmë”.
Duke folur për arritjen personale, Thuram shtoi: “10 gola? Ia dola, zgjati pak më shumë se zakonisht, por është në rregull. Normalisht i arrij më shpejt, por e rëndësishme është që Interi të fitojë”.







