“Tifozat Kuq e Zi” marrin vendim, i bashkohen protestës së studentëve

11 Dhjetor 2018
14:33
Alfred Lleshi
back button

Tefik Osmani dha shembullin e tij sot paradite, teksa tha se ia vlen ta bojkotonte një seancë stërvitore me Teutën për të qenë përkrah studentëve, të cilët po protestojnë prej një jave për të drejtat e tyre. Nuk kanë munguar edhe banderolat me përmbatje sportive, herë pas here, natyrisht ironike, që thumbonin qeverinë, çka tregon se përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve ka edhe tifozë të skuadrave të ndryshme, që janë studentë, ose jo.

Solidarizim me pjesën më vitale të shoqërisë sonë ka konfirmuar së fundi, në mënyrë zyrtare, edhe tifo-grupi më Iimadh dhe i organizuar i kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”. Ata, prej orës 16:00, bëjnë me dije se do të jenë edhe fizikisht në mbështetje të studentëve, ndërkohë që e kanë bërë këtë gjë shpirtërisht prej ditës së parë të protestës së tyre.

Një “uragan”, që ka mahnitur stadiumet tona dhe të huaja, kudo që ka luajtur kombëtarja kuqezi, duket se do të jetë një vlerë e madhe e shtuar, sasiore dhe cilësore, për studentët në betejën e tyre për të përmbushur kërkesat karshi qeverisë. Natyrisht, më shumë ngjyra kuqezi në protestë, si të vetmet ngjyra të lejuara prej shtatë ditësh nga studentët.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit