Tirana në finalen e Kupës së Shqipërisë pas triumfit në kohën shtesë, sfidë me Besëlidhjen për trofeun

21 Shkurt 2026
19:40
Telesport
back button

Në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga“ në Durrës u luajtën të shtunën dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Besëlidhja dhe Tirana janë dy ekipet finaliste, që të dielën do të luajnë për trofeun.

Në gjysmëfinalen e parë, skuadra e Besëlidhjes fitoi me lehtësi 112-71 ndaj Teutës, një ndeshje pa shumë rivalitet. Skuadra lezhjane u shkëput 28-15 që në periodën e parë dhe më pas e thelloi epërsinë deri në fund. 7 lojtarë të ekipit lezhjan realizuan mbi 10 pikë.

Më e bukur sfida tjetër, ku Tirana fitoi në kohën shtesë 96-84 ndaj Kamza Basket, një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës. Skuadra kamzali ishte pranë fitores në kohën e rregullt, teksa udhëhiqte 72-77, por bardheblutë arritën të barazojnë shifrat 77-77.

Në shtesë, Tirana dominon dhe fiton pa shumë vështirësi, duke siguruar kështu një biletë për në finale. Rashun Williams me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për bardheblutë, ndërsa 20 pikët e Ëashington për Kamza Basket mbetën për statistikë.

Kupa e Shqipërisë-Gjysmëfinale meshkuj

Besëlidhja – Teuta, 112-71

Tirana – Kamza Basket, 96-84

Finale-Meshkuj

Besëlidhja – Tirana

Lajme të tjera

Lajmet e fundit