Tirana zhytet në fund, Egnatia kap kreun. Dinamo del vetëm me 1 pikë nga Ballshi

29 Nëntor 2025
15:50
Telesport
back button

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në “Abissnet Superiore” për javën e 13-të. Në “Selman Stërmasi”, Tirana është mundur 0-1 nga Egnatia.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Bakayoko nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 26-të, një penallti që shkakttoi kaos në fushë, madje qe e nevojvshme edhe ndërhyrja e policisë.

Situata ishte e tillë: Ermal Meta, mbrojtësi i Tiranës, pati një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë me sulmuesin e Egnatias, Alessandro Albanese. Arbitri kryesor i takimit jep goditje dënimi dhe karton të verdhë për Metën. Më pas merr sinjalizim nga VAR dhe drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku Bakayoko tregohet i saktë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka Elbasani kryesues. Tirana mbetet në fund me vetëm 7 pikë.

Në “Adush Muça” u përballen Bylis dhe Dinamo. Pavarësisht se “Blutë” dominuan takimin dhe patën më shumë raste, shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Rasti më i mirë për Dinamon ishte në kohën shtesë në fudn të pjesës së dytë, ku i sapofuturi Mustapha Koma, humbi një rast tejet të pastër për të gjetur golin. Rezultati final 0-0.

Pas këtij barazimi, Bylis mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë, Dinamo në vendin e 5-të me 20 pikë. “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja kanë 4 javë që nuk fitojnë, duke qenë kështu të themi në krizë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit