Tragjedia, çiklisti ndërron jetë pasi rrëzohet në humnerë me 100km/orë gjatë garës

17 Qershor 2023
10:37
Telesport
back button

Tragjedia ka pushtuar Xhiron e Zvicrës në çiklizëm. Çiklisti vendës Gino Mader ka ndërruar jetë, pasi gjatë etapës së pestë u rrëzua në një humnerë, teksa pedalonte me rreth 100km/orë. Lajmin e konfirmoi skuadra e tij, Team Bahraim.

Mader, 26 vjeç, menjëherë pasi u rrëzua në humnerë iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe për një moment mjekët e mbajtën në jetë. Por gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, ndaj ai nuk i mbijetoi dot plagëve në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo ngjarje e rëndë. Gino nuk ishte vetën një çiklist i talentuar por edhe një njeri i shkëlqyer”, thanë organizatorët e garës si dhe drejtuesit e ekipit të tij, duke ngushëlluar familjen e çiklistit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit