Tragjike! Ndërron jetë në fronin e luftës shtangisti ukrainas, dy herë kampion i Europës

8 Maj 2024
10:01
Telesport
back button

Ish-peshëngritësi ukrainas Oleksandr Pielieshenko, i cili përfaqësoi vendin e tij edhe në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiro, në vitin 2016, ka ndërruar jetë duke luftuar në front.

Federata e Peshëngritjës së Ukrainës dha lajmin e trishtë: “Lufta na merr më të mirët, por heronjtë nuk vdesin“, tha numri një i UWF, Viktor Slobodianiuk.

Pielieshenko, 30 vjeç, ishte bashkuar me ushtrinë ukrainase menjëherë pas pushtimit rus, dy vite më parë.

I katërti në Rio në kategorinë 85kg, ai kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian në vitet 2016 dhe 2017, ndërsa në vitin 2018 u skualifikua për doping.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit