Trajneri Tudor mesazh klubit për merkaton: Me 3 blerje do të jemi më konkurrues

18 Qershor 2025
8:25
Telesport
back button

Trajneri i Juventus, Igor Tudor, i ka dërguar një mesazh të qartë drejtuesve në lidhje me merkaton e verës.

Me tre nënshkrime të reja, skuadra është konkurruese. Plus, do të kemi edhe rikthimin e një lojtari të rëndësishëm si Bremer”, tha Tudor para ndeshjes që bardhezinjtë do të luajnë në Botërorin për klube.

Klubi e di se çfarë dua dhe do të bëjë më të mirën. Jam i sigurt se do të jemi më të fortë se vitin e kaluar“, shtoi më tej Tudor, pa përmendur emra lojtarësh apo pozicione lojtarësh ku ai kërkon përforcime.

Juventus do të debutojë në Kupën e Botës për klube kundër Al Ain.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit