Tudor mesazh skuadrës: Me kaq shumë ndeshje dhe 5 zëvendësime nuk ka më asnjë titullar

23 Qershor 2025
11:50
Telesport
back button

Ne kemi nevojë për të gjithë. Çdo ditë u them djemve se me pesë zëvendësime nuk ka më asnjë titullar, të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën“.

Kështu është shprehur sot Igor Tudor, trajneri i Juventus, që pas fitores 4-1 ndaj Wydad Casablanca është kualifikuar në raundin tjetër të Botërorit për klube, turne që po zhvillohet në Amerikë.

Një klub i madh ka nevojë për të gjithë lojtarët për të arritur objektivat e tij. Sot të gjithë mund të përfshihen dhe kjo i bën të gjithë futbollistët të rëndësishëm për trajnerin”, shtoi Tudor.

Me kaq shumë ndeshje dhe me 5 zëvendësime të gjithë kanë mundësi të aktivizohen dhe të luajnë”, tha Tudor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit