U aksidentua në Tiranë gjatë etapës së parë të Xhiros së Italisë, spanjolli kthehet në vendlindje e falënderon mjekët

13 Maj 2025
11:45
Telesport
back button

Pas rrëzimit të tij në etapën e parë të Xhiros së Italisë, në dishezën pranë zonës së Freskut në Tiranë, çiklisti spanjoll Mikel Landa u tërhoq nga gara. Ai ka qëndruar në kryeqytetin shqiptar për disa ditë dhe prej ditës së sotme ndodhet në vendlindjen e tij, ku mund të fillojë rikuperimin.

Këtë e njoftoi ekipi i tij Soudal Quick Step. Pas aksidentit, çiklisti spanjoll u transferua në një spital në Tiranë, ku iu nënshtrua një skaneri CT, e cila zbuloi një frakturë të qëndrueshme në vertebrën TH 11. Landa e kaloi natën në një njësi të kujdesit intensive.

Pasi nuk pësoi komplikime të mëtejshme, ai u transferua në një dhomë të rregullt spitali dhe u morën masa që ai të kthehej në shtëpi, ku mund të fillonte shërimin e tij. Skuadra e tij shton se ai është me humor të mirë dhe optimist për të ardhmen.

Duke folur pas kthimit, Landa tha: “Unë do të doja t’i falënderoja të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë që kam marrë. Gjithashtu, do të doja të falënderoja mjekët në vendin e aksidentit dhe në spitalin e Tiranës dhe të gjithë në Soudal Quick-Step që u kujdesën për mua dhe më ndihmuan të kthehem në shtëpi. Do të jetë një shërim i gjatë, por mbështetja e treguar do të më forcojë në rrugëtimin tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit