Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-323 në artet marciale mikse. Ky është eventi i fundit i madh i këtij viti, që do të mbyllet me dy duele të mëdha për titullin kampion bote.
Në peshën “bantamweight” (pesha 62kg), kampioni në fuqi, gjeorgjiani Merab Dvalishvili (21 fitore, 4 humbje) do të mbrojë titullin ndaj sfidandit rus Petr Yan (19 fitore, 5 humbje).
Kjo është hera e dytë që do luftëtarët përballen mes tyre, me Dvalishvili që ka fituar në vitin 2023 me vendim unanim të gjyqtarëve. Gjeorgjiani nuk humbet një duel në kafaz që prej vitit 2018, ndaj shihet si favorit. Gjithsesi, Yan synon të hakmerret në këtë revansh.
Në duelin tjetër për titull, braziliani Alexandre Pantoja (30 fitore, 5 humbje) do të mbrojë kurorën e peshës “flyweight” (pesha 57kg) ndaj amerikanit Joshua Van (15 fitore, 2 humbje).
Pantoja e ka mbrojtur 4 herë titullin e këtij Divizioni dhe konsiderohet favorit. Në kafaz në këtë event do të duelojnë edhe emra të tjerë të njohur si Brandon Moreno, Jan Blachowicz dhe Henry Cejudo, tri ish-kampionë bote.
UFC-323, duelet kryesore
Merab Dvalishvili – Petr Yan
Alexandre Pantoja – Joshua Van
Brando Moreno – Tatsuro Taira
Henry Cejudo – Pauton Talbott
Jan Blachowicz – Bogdan Guskov







