UFC-324/ Anullohet një nga duelet kryesore, Gaethje-Pimblett sfidë për titullin e përkohshëm të peshës së lehtë

22 Janar 2026
10:36
Telesport
back button

Më 24 janar, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi i UFC-324 në artet marciale mikse, eventi i parë i madh i këtij viti. Një aktivitet që nis me pak surpriza, pasi është anulluar njëra nga sfidat e titullit.

Sfida mes kampiones së botës Kayla Harrison dhe Amanda Nunes është anulluar, për shkak të një problemi fizik të amerikanes. Problem që do të kërkojë edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Sfida do të zhvillohet në një moment tjetër.

Kështu, dueli i vetëm i rëndësishëm është ai i peshës së lehtë mes Justin Gaethje dhe Paddy Pimblett, për titullin e përkohshëm të këtij Divizioni. Amerikani Gaethje (26 fitore e 5 humbje në kafaz) do të sfidojë britanikun Pimblett (23 fitore e 3 humbje në kafaz), që nuk humbet prej 7 vitesh.

Në kafaz do të ngjiten edhe disa ish-kampionë bote, si Sean O’Malley, Deiveson Figueiredo dhe Rose Namajunas.

UFC-324, duelet kryesore

Justin Gaethje – Paddy Pimblett

Sean O’Malley – Song Yadong

Maldo Cortes-Acosta – Derrick Lewis

Natalia Silva – Rose Namajunas

Arnold Allen – Jean Silva

Kayla Harrison – Amanda Nunes (e anulluar)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit