Vetëm 25 vjeç, ish-lojtari i kombëtares shqiptare rrezikon karrierën

3 Shtator 2019
15:48
back button

Arlind Ajeti shqetëson shumë, pasi mbrojtësi i Shqipërisë nuk ka gjetur një skuadër në verë. Lojtari ende nuk ka firmosur për asnjë skuadër dhe me merkaton e verës që është mbyllur në pjesën më të madhe të Europës e ardhmja është me shumë drithije. 

Sezonin e fundit mbrojtësi e mbylli me Grasshopersin ku pati jo pak probleme. Ai nuk ia doli që të mbante skuadrën në elite dhe u largua nga zviceranët. 25-vjeçari mund të qëndrojë pushim për 6 muaj, çka do të sjellë një goditje të madhe në karrierën e tij. Ajeti ka luajtur dhe në Serie A me Crotonen dhe Torinon, ndërsa ky moment është i pakuptimtë për futbollistin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit